Sanchez: Inter mund të përmirësohet

Alexis Sanchez ka dhënë disa komente për fillim sezonin e Inter.

Sport

02/10/2020 20:49

Inter e kanë nisur shumë mirë, duke marrë dy fitore në Serie A, të dyja me shumë gola të shënuara.

Përkundër këtyre paraqitjeve, Alexis Sanchez beson se skuadra ‘Zikaltër’ mund të vazhdojë të përmirësohet gjatë këtij sezoni.

“Janë vetëm dy ndeshje dhe është herët të flasim për gjëra të mëdha”, ka thënë Sanchez, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të përmirësohemi në aspektin mental dhe të luajmë mirë në mbrojtje”, shtoi kiliani.

“Mendoj se jemi mirë, por mund të bëjmë më mirë. Nuk mund të flasim për ‘Scudetto”, tha mes tjerash sulmuesi.

Inter janë konkurrentët kryesor për titull këtë edicion. Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e tyre. /Lajmi.net/