Carvajal do t’i mungojë Real Madridit për dy muaj

Vazhdon kriza e lëndimeve te skuadra e Real Madrid.

Sport

02/10/2020 20:31

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, duhet të kalkulojë pa Dani Carvajal.

Mbrojtësi i krahut të djathtë thuhet se do të mungojë deri në dy muaj, si pasojë e një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Spanjolli thuhet të ketë lënduar ligamentet në gjurin e djathtë.

Kjo pritet të jetë mungesë e madhe për Real Madrid, pasur parasysh kontributin që lojtari ka dhënë gjatë këtyre sezoneve.

Mbetet të shihet se si Real Madrid do të mbulojë hapësirat e mbetura nga Carvajal. /Lajmi.net/