Lajçak tregon se çfarë bisedoi sot me kryeministrin Hoti
I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka pasur një bisedë virtuale gjatë të enjtes me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti.

Lajme
I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti dhe Lajçak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajçak.
Lexo edhe:
Hoti ia bën me dije Laçakut se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke
Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajçakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajçakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës. /Lajmi.net/
Good to speak to Prime Minister @Avdullah today to exchange views on the current state of play of the ??-facilitated Dialogue and future activities. pic.twitter.com/hxWEcxeln4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 1, 2020