Tirana arrin në Zvicër, gati për duelin më të rëndësishëm në histori të klubit

Skuadra e Tiranës sapo ka zbarkuar në aeroportin e Baselit në Zvicër.

Sport

30/09/2020 14:51

Skuadra duket më e mobilizuar se kurrë derisa në bordin e avionit “Air Albania” ka qenë dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Duka është ftuar nga presidenti i Tiranës Refik Halili për të ndjekur së bashku supersfidën e nesërme me Young Boysin për fazën “play-off” të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë do të luhet nesër, ndërsa ajo e kthimit pas një javë në stadiumin kombëtar në kryeqytetin e Shqipërisë. /Lajmi.net/