Kosnett për Konventën e Stambollit: Do t’i avancojë të drejtat e grave
Në seancën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 93 vota për, përfshirë 17 të pakicës, kanë miratuar amendamentin që e përfshin në Kushtetutë Konventën e Stambollit.
Lajme
Për çka, miratimin e Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett.
Ai ka thënë se miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.
“Miratimi unanim i Asamblesë së Kosovës të #Konventës së Stambollit përparon të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë # shtrirjen e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett. /Lajmi.net/
The Kosovo Assembly’s unanimous adoption of the #IstanbulConvention advances women’s rights, counters violence against women, and demonstrates once again #Kosovo’s alignment with Euro-Atlantic values.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) September 28, 2020