ZYRTARE: Luis Suarez lojtar i Atletico Madrid

Luis Suarez është lojtar i Atletico Madrid.

Sport

24/09/2020 07:33

Sulmuesi uruguaian, pas gjashtë vitesh në Barcelonë, largohet nga ‘Camp Nou’, për t’iu bashkuar Atletico Madrid.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, ka zyrtarizuar Suarezin, duke i uruar mirëseardhje.

“Atletico Madrid dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarez”, thuhet në njoftim.

33 vjeçari Suarez, në 191 paraqitje ka shënuar 147 gola për Barcelonën./Lajmi.net/