Orlando Bloom mer masa për sigurinë e Katy Perry
Orando ka marrë masa për sigurinë e gruas së tij.

ShowBiz
Katy Perry dhe bashkëshorti i saj, Orlando Bloom, përjetuan një ngjarje terrorizuese para pak ditësh pasi një personi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e tyre. Ai u kap në kohë nga skuadra e sigurisë së këngëtares dhe ndaj tij u vendos një urdhër ndalimi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
William Terry e quante Perry-n bashkëshorten e tij dhe kishte kërcënuar më parë me mesazhe në Twitter Bloom se do i këpuste kokën.
Terry ka tentuar edhe më herët të hynte në shtëpinë e Katy në datë 3 gusht, duke u shprehur se e kishte ftuar këngëtarja. Në disa dokumente të siguruara nga gjykata, Katy shprehet se personi në fjalë është shumë i rrezikshëm dhe ajo ndihet e frikësuar prej tij. Për këtë arsye u vendos një urdhër ndalimi, që Terry të mos i afrohet më këngëtares e familjes së saj.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që personazhe të njohur përballen me situata të tilla, të cilat shpesh kanë vënë në rrezik jetët e tyre./Lajmi.net/