Sylvester Stallone në zi, humb personin më të dashur
Ka ndërruar jetë nëna e aktorit Sylvester Stallone, në moshën 98 vjeçare.

ShowBiz
Vdekjen e saj e konfirmon djali Frankie, ku tha se ajo ndërroi jetë sot në mëngjes, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ajo ishte nënë e katër fëmijëve Tommy, Sylvester, Frankie dhe vajzës se ndjerë Toni Ann.
Frankie ndau me publikun një seri fotografish me një dedikim kushtuar asaj, ku ai quan nënën e tij një grua plot jetë dhe e patrembur.
Jackie gjithashtu la pas burrin e mbi dy dekadave Stephen Marcus Levine, në anën tjetë ajo ka fëmijët Sylvester dhe Frank me ish-burrin e ndjerë Frank Stallone Sr, ndërsa Toni D’Alto me ish-burrin Anthony Filiti.
Frankie në postimin e tij në Instagram tregoi se ajo kishte shtatë nipër e mbesa dhe se vëllai i tij i madh Sylvester u kujdes për të si një mbretëreshë për tërë jetën e saj. /Lajmi.net/