Hapet valixhja për të cilën u bllokua rruga “Bill Clinton”, ishte e mbushur me rroba

Policia e Kosovës ka informuar në lidhje me rastin e një valixheje të dyshimtë në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë.

Lajme

21/09/2020 13:36

Policia e Kosovës ka dhënë informacionet zyrtare në lidhje me valixhen e dyshimtë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Policia ka marrë valixhen e cila u cilësua si e dyshimtë, në lagjen “Bill Clinton” në kryeqytet. Brenda valixhes ka pasur rroba dhe gjësende personale.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Klinton. Në valixhe nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arrit të identifikojnë pronarin e valixhes”, tha zëdhënësja Flora Ahmeti për lajmi.net.

“Rruga Bill Klinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po po merren me rastin”, shtoi Ahmeti. /Lajmi.net/ 

Përfundon aksioni i policisë, nuk ka mjet shpërthyes në valixhen te ‘Bill Clintoni’