Arbëria debuton me fitore në Superligën e Kosovës, fiton në udhëtim kundër Trepçës ‘89
Arbëria e ka nisur për mrekulli rrugëtimin në Superligën e Kosovës.
Sport
Skuadra e promovuar këtë edicion në nivelin elitar të futbollit kosovar ka shënuar fitore 0:2 në udhëtim kundër Trepçës ’89, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 18’, atëherë kur Bahtiri dërgoi topin në rrjetën e mitrovicasve.
Rezultatin final dhe tri pikët për Arbërinë i vulosi Llugiqi, me golin e minutës së 76’.
Me këtë fitore, Arbëria merr tri pikë, duke nisur mbarë sezonin, kurse Trepça ’89 jep sinjale se do të jetë në nivelin e njëjtë me sezonin e kaluar, kur ishte punë fati qëndrimi në Superligë. /Lajmi.net/