Përfundon takimi i agjentit të lojtarit me krerët e klubit: Lautaro Martinez qëndron tek Inter
Inter ka marrëveshje me Lautaro.
Sport
Agjenti i Lautaro Martinez ka mbyllur sot takimin me krerët e skuadrës së Inter, në qytetin e Milanos.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, lojtari ka zgjedhur që të vazhdojë me Inter, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka asgjë me Real Madrid, ne nuk kemi folur për të apo Barcelonën. A do të qëndrojë? E kryer. Lautaro qëndron këtu tek Inter”, ka thënë Beto Yaque për ‘Sky’.
Në anën tjetër, Gianluc Di Marzio ka thënë se është caktuar edhe një takim për të finalizuar rinovimin. /Lajmi.net/