A do të luhet Superliga e Kosovës me apo pa tifozë? Përgjigjet Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur para fillimit të sezonit të ri në Superligë.

Sport

13/09/2020 22:29

I ftuar në ‘Arena Sportive’ në RTK, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar ka thënë se kampionati do të filloj pa praninë e tifozëve.

Ai tutje ka shtuar se nuk është në dorën e FFK-së se kur do të kthehen shikuesit në tribuna.

“Nuk është në dorën tonë. Kampionati do të fillojë në javët e para pa tifozë, pastaj le ta shohim”, ka deklaruar Ademi.

Elita e futbollit kosovar pritet të nisë me 19 shtator.