Inter do të takohen me përfaqësuesit e Lautaro Martinez
Lautaro Martinez vazhdon të jetë para një udhëkryqi për të ardhmen e tij.
Sport
Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Inter do të takojnë përfaqësuesit e Lautaro Martinez, transmeton lajmi.net.
Ky takim pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme dhe tema pritet të jetë rinovimi i argjentinasit me ‘Zikaltrit’.
Takimi pritej të mbahej të premtën e kësaj jave, por është shtyrë për nesër.
Lautaro vazhdon të lidhet me një transferim te Barcelona, por lidhur me lojtarin nuk ka asgjë konkrete.
Mbetet të shihet nëse pas bisedimeve lojtari do të përcaktohet për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/