Lacazette futet në histori të Premierligës

Alexandre Lacazette ka bërë historinë me golin ndaj Fulham.

Sport

12/09/2020 14:08

Fulham dhe Arsenal i kanë dhënë startin sezonit të ri në Premierligë, me përballjen që nisi në ora 13:30.

Ky takim u zhbllokua me golin e francezit Alexandre Lacazette, i cili tashmë është futur në histori të Premierligës.

Lacazette është lojtari i parë që ka arritur të shënojë dy herë golin hapës të sezonit në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Arsenal gjeti golin në minutën e 9’, pas asistimit të Willian. /Lajmi.net/