PSG gati për lëvizjen e radhës, synimi te Skriniar

Paris Saint Germain janë gati që të bëjnë një tjetër lëvizje në këtë merkato.

Sport

11/09/2020 21:46

Merkatoja duket se nuk ka përfunduar për PSG, edhe pse këta të fundit kanë bërë disa lëvizje deri në këtë pikë.

Sipas raoprtimeve nga Italia, PSG janë gati të lëvizin për Milan Skriniar, transmeton lajmi.net.

Parisienët janë gati të dyfishojnë pagën e e lojtarit vetëm që ta bindin për largim nga ‘San Siro’.

25 vjeçari është i lidhur me Inter me një kontratë që ka vlerë deri në qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/