Diaz: Milan të synojë ‘Scudetton’

Brahim Diaz duket tejet i motivuar para sezonit të ri në Serie A.

Sport

11/09/2020 16:06

Mesfushori me tipare ofensive, Brahim Diaz, i cili së fundmi u transferua në formë huazimi nga Real Madridi te Milan, ka folur lidhur me sezonin që po afron.

Lojtari ka thënë se skuadra e tij e re duhet të synojë titullin e kampionit në Serie A.

“Milan duhet të aspirojnë ‘Scuedetton’, jo vetëm Ligën e Kampionëve”, ka thënë Diaz, transmeton lajmi.net.

“Nënshkrimi me Tonali dhe konfirmimi i Zlatan Ibrahimovic janë të shkëlqyera. Mund të bëjmë gjëra të mëdha”, shtoi lojtari.

Diaz do të ndihmojë Milanin në ndjekje të ‘Scudettos’, pasi këtë titull ata nuk e kanë fituar që nga koha kur drejtoheshin nga Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/