Tifozët e alarmuar, Thiago gjendet në Barcelonë

Thiago Alcantara

Sport

10/09/2020 13:15

Thiago Alcantara gjendet në Barcelonë.

Mesfushori i Bayern Munichut është rikthyer në qendër të spekulimeve në lidhje me një transferim të mundshëm në Camp Nou.

Ndërsa, tifozët e gjigantit katalan janë alarmuar nga prezenca e tij në qytet, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Thiago pritet të largohet nga Bayern Munich, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai së fundmi raportohej se ishte pranë transferimit në Liverpool mirëpo në “lojë” është edhe ish skuadra e tij, Barcelona.

Thiago ende ka shtëpi në Ciudad Condal dhe është duke shfrytëzuar ditët e fundit të pushimit në Barcelonë, së bashku me familjen e tij. /Lajmi.net/