Rikthimi i Nainggolan, Interi surprizon me vendimin

Radja Nainggolan me shumë gjasa do të mbetet zikaltër këtë sezon.

Sport

09/09/2020 23:48

Pas huazimit te Cagliari, drejtuesit e Interit, duket se kanë menduar ta mbajnë në skuadër belgun, i cili nuk do të kthehet te skuadra që u aktivizua sezonin e fundit.

Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti i Cagliarit, Xhiulini, i cili në një prononcim për “Sky Sport” tha se marrëveshja nuk u arrit.

“Takimi nuk shkoi mirë. Është e pamundur të khethet. Besoj që do të qëndrojë në Milano, duan ta mbajnë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ditën e sotme te Interi u rikthye edhe kroati Ivan Perisic. Gjithsesi është ende e paqartë e ardhmja e futbollistit që fitoi tripletën me Bayernin. Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Interit do ta mbajnë Presicin, apo do ta shesin diku tjetër. /Lajmi.net/