Flick konfirmon emrin e futbollistit të madh që do të largohet nga Bayern Munich

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka konfirmuar mosarritjen e marrëveshjes me Interin për Ivan Perisic.

Sport

09/09/2020 13:15

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka bërë të ditur se gjiganti bavarez është tërhequr nga interesimi për blerjen e Ivan Perisic nga Inter.

Skuadra kampione e Evropës ofroi 12 milionë euro për blerjen e kroatit pas sezonit të suksesshëm të huazimit.

Mirëpo, oferta ishte refuzuar nga klubi Italian që tani duhet se rrezikon kthimin e futbollistit i cili nuk zë vend në planet e trajnerit, Antonio Conte, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e pritshme që Perisic të ketë të ardhme në Bayern. Është vendosur të mos llogarisim në të”, u shpreh Flick. /Lajmi.net/