Handanovic rinovon me Inter deri në vitin 2022
Samir Handanovic do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Inter.
Sport
Kapiteni i ‘Zikaltërve’, Samir Handanovic, duket se ka vendosur që të vazhdojë në ‘San Siro’.
Raportimet e fundit nga Gianluca Di Marzio bëjnë të ditur se slloveni ka firmosur me Inter deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.
Zyrtarizimi nga faqja e Inter nuk ka ardhur akoma.
Handanovic shihet si një nga pikat kryesore dhe vështirë të zëvendësueshme në formacionin e Antonio Conte. /Lajmi.net/