Sheffield United pas Leon Dajakut
Leon Dajaku ka përfunduar në radarin e Sheffield United.
Sport
Ylli kosovar i Bayern Munich, Leon Dajaku, ka tërhequr vëmendje nga Premierliga.
Sipas raportimeve të ‘Goal’, Sheffield United po interesohen që të kenë kartonin e kosovarit premtues, transmeton lajmi.net.
Thuhet se edhe skuadra si Swansea City, Sassuolo dhe Torino janë gjithashtu në garë për shërbimet e Dajakut.
19 vjeçari mund të largohet nga ‘Allianz Arena’ për sezonin 2020/21 për të gjetur më shumë minuta në dispozicion.
Mbetet të shihet nëse Leon Dajaku do të zgjedh të kalojë në Premierligë. /Lajmi.net/