Bare pas golit ndaj Bjellorusisë: Jam i lumtur, tri pikët ishin me rëndësi të madhe

Keidi Bare ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë.

Sport

04/09/2020 23:53

Mesfushori shqiptar u regjistrua në listën e realizatorëve, kur në minutën e 79’ vendosi fatin e takimit me golin e tij, përcjell lajmi.net.

Pas ndeshjes, Bare tha se është i lumtur me fitoren, pasi tri pikët ishin shumë të rëndësishme për kombëtaren.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Keidi Bare.

“Jam shumë i kënaqur pasi ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E nisëm me këmbën e parë. Ia dolëm mbanë dhe e merituam fitoren.

Kishim rënie fizike, pasi të gjithë prej nesh nuk kishte luajtur 90 minuta më parë. Megjithatë e rëndësishme është fitorja. Lituania? Tani t’i gëzohemi kësaj fitore, më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës.” /Lajmi.net/