Leonora Jakupi zgjedh këtë destinacion për pushime
Leonora ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/09/l.jpg)
ShowBiz
Si shumë prej emrave të njohur të estradës, edhe Leonora Jakupi zgjodhi Shqipërinë për pushime këtë vit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, kësaj radhe vendosi të udhëtojë në Qerret, ndërsa nuk kanë munguar fotografitë në rrjete sociale.
Në imazhet që i publikoi në Instagram, Leonora shfaqet e veshur me një fustan blu dhe atlete të bardha, ndërsa po relaksohej në resortin ku po qëndron.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Leonora Jakupi është “A m’ke harru”, e cila u publikua vitin e kaluar. /Lajmi.net/