Inter në bisedime me sulmuesin 17 vjeçar të Veronas

Inter janë gati për një tjetër përforcim.

Sport

03/09/2020 23:55

‘Zikaltrit’ duan të përforcojnë sulmin, përkundër formës së lartë të Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Inter janë pas Oliver Jurgens, kartonin e të cilit e ka Verona, transmeton lajmi.net.

Conte është impresionuar nga 17 vjeçari kur ky i fundit luante në huazim te Roma sezonin e kaluar.

Valencia dhe Leicester City janë dy skuadra të tjera që po interesohen për Jurgens.

Mbetet të shihet se cilat janë ofertat që do të nisin skuadrat drejt zyrave të Veronas. /Lajmi.net/