Inter nuk heq dorë nga Darmian

E ardhmja e Matteo Darmian duket se do të jetë larg klubit të Parmës, ku futbollisti u transferua në shtatorin e vitit 2019 nga Manchester United.

Sport

30/08/2020 17:25

Mbrojtësi ndiqet prej kohësh nga Interi, që pavarësisht interesimit nuk e ka çuar kurrë deri në fund marrëveshjen, duke u përqendruar në objektiva të tjerë.

Pavarësisht kësaj, sipas mediave italiane, kjo merkato mund të jetë e duhura për transferimin në zikaltër të 30-vjeçarit, i cili ndiqet edhe nga klube të tjera të Serisë A.

Conte po tenton të ndërtoj një skuadër e cila do të ishte e denjë të rivalizonte deri në fund Juventusin për titull. /Lajmi.net/