ZYRTARE: Thiago Silva në Chelsea

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Thiago Silva.

Sport

28/08/2020 13:06

Silva ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për të 12 muaj të tjerë, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Chelsean. Jam i entuziazmuar të jem pjesë e skuadrës së Frank Lampardit për sezonin tjetër dhe jam këtu të luftoj për trofe”, ka thënë Silva, që u largua nga PSG-ja si transfer i lirë.

Ky është përforcimi i pestë i Chelseat në këtë afat kalimtar. /Lajmi.net/