Labi themelon fondacionin humanitar “Labinot Tahiri”, prezanton ambientin

Labinot Tahiri ka prezantuar ambientin ku qytetarët mund t’i adresojnë brengat e tyre.

ShowBiz

26/08/2020 18:38

Këngëtari dhe ish-deputeti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, njihet për aksionet e tij të shumta humanitare, shkruan lajmi.net.

Pikërisht kjo ishte edhe arsyeja se përse ai vendosi ta themeloi fondacionin “Labinot Tahiri”.

Nëpërmjet disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, Labi u ka treguar ndjekësve disa nga ambientet e punës, aty ku qytetarët mund t’i adresojnë brengat e tyre.

“E nisa nga dora e nanës, tani nga familja e gjerë, nga shoqëria, dhe më pas kjo u bë moto e jetës sime, vendosa të jem në shërbim të popullit deri sa të më rrah zemra…për të gjithë ata që nuk kanë ku të mbështetën tjetër! Qoftë ky një hap i mbarë për të gjithë, e paqim shume suksese nga fondacioni-zyra ose qendra e re, ku qytetarët mund të regjistrohen për hallet e tyre dhe ku ne mund të përpiqemi të ju bejmë zgjidhje, në vazhdimësi së bashku me donatorë. Zot, qofsha falë që më jep kurajo edhe ateherë kur më sulmojnë padrejtesisht. Me dashuri, LABI-FKSH???”, ka shkruar Labi pranë postimit ku ka pranuar komente shumë pozitive nga ndjekësit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CEWfsB5hR6p/