Vetëdorëzohet në polici djali i Shaban Sylës, i dyshuar për vrasjen në Nekonvc të Drenasit

Është vetëdorëzuar në polici djali i Shaban Sylës, Leutrimi, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e një personi në Nekovc të Drenasit.

Lajme

26/08/2020 14:39

Më 22 gusht vrau një person në fshatin Nekovc të Drenasit, sot është vetëdorëzuar në stacionin policor, Leutrim Syla, djali i Shaban Sylës, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ai është vetëdorëzuar në ora 14:00.

Lexo edhe: 

Vrasja në Drenas: Vrasësi pati cak të birin e viktimës, por babai i doli kallashnikovit përpara

“Sot rreth orës 14:00 është vetëdorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Theksojmë se edhe vetë Shaban Syla, nga burgu kishte deklaruar se djali i tij do të vetëdorëzohet në polici dhe ka kërkuar nga familja e viktimës që të mos marr hak. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Shaban Syla jep fjalën e tij nga burgu: Djemtë e mi shpejt dorëzohen në polici, lusim familjen Demiri të mos marrë hak