Ahmeti: Viti shkollor fillon në rrethana krejt ndryshe, të vazhdojmë me kujdes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtoreshën për Arsim, Shpresa Shala, kanë vizituar sot shkollën “Faik Konica”, ku po bëhen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Lajme

26/08/2020 14:14

Ahmeti ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook se është e rëndësishme që të vazhdohet me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të të gjitha udhëzimeve për t’u ruajtur nga COVID-19.

“Ky vit shkollor do të fillojë në kushte dhe rrethana krejt ndryshe, prandaj edhe është shume e rëndësishme që të vazhdojmë me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të gjitha udhëzimeve ashtu që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/