COVID-19 / 24 pacientë me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rëndë në spitalin e Vushtrrisë

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka publikuar raportin ditor të pacientëve të prekur me koronavirus.

Lajme

26/08/2020 08:35

Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, aktualisht janë duke u trajtuar 29 pacientë, ku 27 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit tre janë në intubim, dy në aparaturën CPAP dhe 24 në oksigjeno-terapi.

Po ashtu në këtë spital janë edhe tetë infermierë të infektuar me koronavirus.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Përditësimi i të dhënave;

Përditësimi i të dhënave për COVID – 19, nga Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri

Data: 26.08.2020

Pacientet 29

Të intubuar 03

CPAP 02

O2 24

Konfirmuar pozitiv 27

Pakonfirmuar 02

Staf Mjekesore (Mjek) Pozitiv 00

Staf Mjekesore (Infermier) Pozitiv 08

Staf Mjekesore ( te tjere) Pozitiv 00

Konfirmuar negativ 00

Vizita 45

Transfere 00. /Lajmi.net/