Allegri më shumë preferon Interin sesa PSG-në

Sipas medieve në Itali, Massimiliano Allegri është i përgatitur të hedh poshtë ofertën e PSG-së, duke preferuar të zëvendësoj Antonio Conte tek Inter.

Sport

24/08/2020 17:22

Të martën pritet të ketë bisedime të ngjeshur mes Contes dhe drejtuesve të Interit, me shumicën e burimeve që lënë të kuptohet se palët do të vendosin të ndërprenë bashkëpunimin, pas vetëm një viti.

Praktikisht i vetmi kandidat për të zëvendësuar Conten është Allegri, i cili ka bërë të njëjtën gjë në vitin 2014, te Juventus.

Shkaku i kësaj mundësie, raportohet se trajneri italian më shumë do të priste një propozim nga Inter, sesa të konsideronte një ofertë nga PSG.

Allegri ka qenë i lidhur me PSG-në që një kohë të gjatë, për të zëvendësuar Thomas Tuchel./Lajmi.net/