Interi në panik, trajneri i portierëve në gjendje të rëndë shëndetsore pas aksidentit me biçikletë

Interi në panik për trajnerin e portierëve.

Sport

24/08/2020 15:09

Adriano Bonaiuti pësoi një aksident pasi udhëtonte me biçikletë dhe u përplas nga një makinë tip “KIA”.

Aksidenti ndodhi në rrethin e San Francesco në Grottammare, afër Ascoli dhe 53-vjeçari është shtruar me urgjencë në spital.

Sipas mediave italiane gjendja e tij është kritike dhe në kampin zikaltër janë tepër të shqetësuar për trajnerin e tyre. /Lajmi.net/