Fillon testimi i vaksinës italiane kundër koronavirusit, 90 vullnetarë i nënshtrohen provës në Romë

Ka filluar testimi i vaksinës italiane kundër koroanavirusit në institutin Spallanzani në Romë.

Bota

24/08/2020 12:09

Sipas mediave italiane, programi do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit, transmeton TCH.

“Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë”, siguroi presidenti i Rajonit Lazio, Nicola Zingaretti.

Faza e parë e testimit do të zgjasë 24 javë.