Historia e “tripletave”, ja 7 klubet që ia kanë dalë të dominojnë në një sezon

Të fitosh Ligën e Kampionëve është një kënaqësi e pakrahasueshme për çdo skuadër, por të realizosh tripletë kupash dhe ta përsërish këtë gjë, është diçka që shumë pak klube e kanë bërë.

Sport

24/08/2020 12:16

Bayern Munich ia doli të realizonte tripletën e dytë në historinë e tij pasi mposhti në finalen e Ligës së Kampionëve PSG-në.

Vetëm 7 klube kanë arritur në histori të fitojnë kampionat, kupë dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas arkivës historike: Celtic (1967), Ajax (1972), PSV (1988), Manchester United (1999), Barcelona (2009, 2015), Interi (2010) dhe Bayerni (2013, 2020) janë të vetmet klube që kanë mundur të kompletojnë sezonin me 3 trofetë kryesorë. /Lajmi.net/