Mitrovicasi i dehur sulmon gruan, fëmijët dhe prindërit

Është arrestuar një qytetar nga Mitrovica pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në familjen e tij.

Lajme

24/08/2020 10:44

Nën ndikimin e alkoolit ai fillimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve e më pas ka sulmuar fizikisht edhe prindërit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e me pas ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/