Kosova të dielën regjistroi më së paku raste me koronavirus që nga 27 korriku
Ka arritur në 12 mijë e 448 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 111 raste të reja me koronavirus, shifër kjo e cila është më e ulëta që nga 27 korriku.
Por, ky numër i ulët i rasteve të ditës së djeshme, krahasuar me të ditëve të tjera është nën hijen e zezë të dhjetë vdekjeve të cilat janë regjistruar në njëzetekatërorëshin e fundit si pasojë e koronavirusit.
Më 27 korrik, Kosova kishte regjistruar 276 raste pozitive brenda ditës për ta vendosur rekordin zi.
Në total numri i të infektuarve ka arritur në 12 mijë e 448, ndërsa 467 persona kanë vdekur. /Lajmi.net/