Ngjarjet e ditës së sotme
Sot janë planifikuar disa ngjarje.

Lajme
Sot më 24 gusht, do të zhvillohen disa ngjarje.
Më poshtë ju sjellim të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot:
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës së Prizrenit mban takim me shefat e grupeve të asamblistëve për të diskutuar për kërkesat dhe sugjerimet lidhur me investimet kapitale që rekomandohen të përfshihen në buxhetin e vitit 2021. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00).
Kryeministri Avdullah Hoti mban takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00).
Kryeministri Avdullah Hoti mban takim me liderët e koalicionit qeverisës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00). /Lajmi.net/