Bayerni sundon Evropën për herë të gjashtë, kompleton tripletën duke mposhtur PSG-në në finale
Bayern Munich e ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilin po kalon edhe në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Sport
‘Bavarezët’ triumfuan me rezultat minimal, kur Kingsley Coman (59’) realizoi golin e fitores për ekipin e tij.
GOAL Bayern Munich! Kingsley Coman scores with a beautiful header. #UCLfinal #PSGBayern
pic.twitter.com/QLeAhrFJIo— Football World (@FTTV10) August 23, 2020
Skuadra e Hansi Flick padyshim ishte dominuese dhe kishte raste më të mira, ndërsa për t’u habitur mbetet forma e Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët nuk ishin në mbrëmjen e tyre, madje humbën disa mundësi të arta.
Ky trofe i Ligës së Kampionëve është i gjashti në historinë e Bayernit, të cilët këtë edicion kompletuan tripletën duke fituar edhe Bundesligën dhe DFB Pokal. Kjo është hera e dytë që Bayern e arrin këtë gjë.
PSG mbërriti për here të parë në një finale të Ligës së Kampionëve, dhe fatkeqësisht nuk la gjurmë, megjithë shpenzimet miliardëshe gjatë viteve. /Lajmi.net/