5 viktima dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur sot se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë konfirmuar 152 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 785 testime.

Lajme

23/08/2020 16:41

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 74, pasuar nga Durrësi me 21, Korça 13, Elbasani 12, Lezha 8 etj.

Aktualisht në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar me koronavirus, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar.

148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur pesë persona: një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 56-vjeçar nga Durrësi dhe një 74-vjeçar nga Burreli.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipërisë me koronavirus janë konfirmuar gjithsej 8427 persona, prej tyre 4332 janë shëruar, 3845 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 250 pacientë. /Tch