Këto janë tri komunat me më së shumti raste të reja me koronavirus, prin Prishtina
Ka shkuar në 12 mijë e 448 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 111 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 12 mijë e 448 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan lajmi.net.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se përsëri është Prishtina ajo e cila ka regjistruar më së shumti raste në 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së, në Prishtinë janë regjistruar 25 raste të reja, në Pejë 13 dhe në Gjilan 10 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Lajmi.net/