Policia jep detaje rreth aksidentit te Mensa e Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së dielës te udhëkryqi te “Mensa e Studentëve”.

Lajme

23/08/2020 13:46

Mesditën e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku te udhëkryqi i njohur si te “Mensa e Studentëve”, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmi.net kishte raportuar edhe më herët për këtë aksident, ku edhe ishin dëmtuar edhe semaforët mirëpo, fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në këtë aksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për lajmi.net, se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes mirëpo ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 12:10 në kryqëzimin e rrugëve Agim Ramadani, Eqrem Çabej dhe Enver Maloku në Prishtine është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale . Njësia policore ka dal në lokacion ku ka bërë fotografimin dhe skicimin e vendit të ngjarjes. Veturat e përfshira në aksident janë “VW Sharan” ngjyre e kuqe dhe vetura “VW Passat” ngjyrë e bardhë . Raportohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe një semafor”, ka treguar Hoxha. /Lajmi.net/