Banega tërboi Conten, trajneri i Interit: Do të pres këtu pas ndeshjes

Tensioni ishte prezent në pjesën e parë të finales së Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Interit.

Sport

22/08/2020 08:24

Bëhet fjalë për minutën e 16-të, kur zikaltërit pretenduan për një penallti të dytë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Diego Carlos, por gjyqtari i takimit, e ka konsideruar gjithçka të rregullt.

Teksa stoli i Interit, kërkonte penallti, në fushë pati një përleshje momentale, ndërkohë që mesfushori argjentinas Banega, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Interit, shkoi drejt Conte dhe vuri dorën në flokët e tij, duke e “thumbuar” teknikun e Interit për parukën. “Mër ler ta shikoj pak paruken”, ishin fjalët e Banegës, sipas medieve italiane.

Ndërkohë Conte nuk është përmbajtur duke e kërcënuar mesfushorin se do e presë pas ndeshjes. Në këtë moment gjyqtari e ka ndëshkuar me karton të verdhë trajnerin italian për sjellje josportiv. /Lajmi.net/