Në Serbi arrestohet një grup kriminal për shitje të testeve false për COVID-19
Një grup kriminal prej gjashtë personash është arrestuar nga Policia e Serbisë, pasi që nga janari ata falsifikonin dokumente të ndryshme, ndërkaq që nga fillimi i pandemsië kanë falsifikuar edhe teste të koronavirusit.

Lajme
Policia e Serbisë ditën e djeshme ka arritur që të arrestojë një grup kriminal prej gjashtë personash, pasi që të njëjtit dyshohet se që nga janari i këtij viti kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, kurse nga fillimi i pandemisë, edhe kanë shitur teste për COVID-19 për turistët, pa pasur nevojë të testohen, duke i falsifikuar këto teste se kinse personat nuk janë të prekur me koronavirus, transmeton lajmi.net.
“Dyshohet se ata kanë shitur teste të rreme negative të koronës me një çmim prej 30 deri në 100 euro për personat që nuk u testuan fare për virusin”, shkruan kurir.rs.
Sipas informacioneve jozyrtare të këtij mediumi, grupi kriminal filloi prodhimin dhe shitjen e dokumenteve të falsifikuara, karta identiteti dhe pasaporta në janar.
Blerësit e tyre ishin kryesisht njerëz nga mjedisi kriminal, të cilët paguanin për një identitet të rremë, dhe çmimi dyshohet se varej nga lloji i dokumentit, por edhe nga sa e rëndësishme ishte për blerësin të fshihte identitetin e tij të vërtetë.
Burime të kurir.rs, bëjnë të ditur se, pas shpërthimit të koronavirusit, dhe veçanërisht me fillimin e sezonit të verës, kur disa vende prezantuan një test të detyrueshëm PCR negativ për turistët nga Serbia, ata filluan tregtimin edhe në këtë dokument.
“Dyshohet se ata kanë shitur disa dhjetëra teste false PCR, të cilat konfirmuan se njerëzit nuk kanë koronavirus. Konsumatorët i përdorën ato kur udhëtuan për të provuar se nuk kishin një virus të rrezikshëm. Midis tyre, sipas provave të mbledhura, ka nga ata që i kanë paguar që të mund të shkojnë me pushime në Kroaci, por edhe ata që janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit dhe ky test ishte i domosdoshëm që ata të ktheheshin nga Serbia në vendet ku ata jetojnë dhe ata punojnë”, ka thënë një burim i këtij mediumi serb, transmeton më tutje lajmi.net.
Sipas po të njëjtit burim, thotë se asnjë nga klientët nuk është testuar fare dhe falsifikimi i testit është shumë i lehtë.
“testi origjinal negativ është relativisht i lehtë për tu falsifikuar, sepse vetëm se ndryshon emri i personit të testuar dhe shtypit”.
“Dyshohet se kanë shitur disa dhjetëra teste të rrejshme PCR, me të cilat konstatohej se turistët nuk ishin të prekur me COVID-19. Mes blerësve kishte edhe të tillë që dëshironin të shkonin në Kroaci për pushime, por u duhej një test negativ”, ka thënë një burim për kurir.rs.
Të arrestuarit janë, Milan P. (62), Milan M. (55) dhe Ivan M. (43) nga Smederevo, më pas Branko L. (48) nga Zrenjanin, Ivan S. (34) nga Brus, as dhe Goran S. (48) nga Pozharevac. /Lajmi.net/