Haradinaj-Stublla dhe Selimi diskutojnë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për dialogun

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, janë duke vazhduar vizitën e tyre zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

20/08/2020 17:41

Selimi dhe Haradinaj sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se janë takuar në Uashington me Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe .Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se me ta kanë diskutuar për , diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Njoftimi i plotë i Haradinaj-Stubllës, pa ndërhyrje:

Në një takim pune në Uashington DC me z.Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe znj.Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Washington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurtë dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit. /Lajmi.net/