Pesë të shëruar dhe një rast i ri me koronavirus në Malishevë

Sot janë shëruar pesë persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri.

Lajme

19/08/2020 15:33

Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktual i rasteve aktive është 31.

Rasti i sotëm i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Lladrovc.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 182 persona të prekur me COVID-19, 138 janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë. /Lajmi.net/