Bakayoko nuk përjashton rikthimin te Milan
Tiemoue Bakayoko ka deklaruar se “Milan është në zemrën” time, në mesin e spekulimeve që e lidhin mesfushorin me një rikthim në ‘San Siro’.
Sport
Sky Sport ka raportuar se Milan janë futur në bisedime me Chelsean, për të sjellë sërish në Serie A mesfushorin nga Franca.
Është Tuttomercato që ka rënë në kontakt me mesfushorin, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Milan.
“Të gjithë e dinë që Milan është në zemrën time dhe kam kujtime të mrekullueshme”, ka deklaruar Bakayoko, përcjell lajmi.net.
“Për momentin unë jam lojtar i Chelseas, pastaj në futboll ju duhet të prisni dhe të shihni çfarë ndodh”.
26 vjeçari Bakayoko sezonin e fundit e ka kaluar në Francë, i huazuar te Monaco./Lajmi.net/