Dalin rezultatet e 7 mijë e 560 testimeve për koronavirus në Zvicër
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 274 infeksione të reja që janë konfirmuar me virusin korona, raporton të mërkuren Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).
Bota
Të martën ishin 187 raste, të hënën 105, të dielën 152 dhe të shtunën 182.
Gjithsej 12 hospitalizime u raportuan në Zyren Federale e Shëndetit Publik (FOPH), si dhe një vdekje në lidhje me një infeksion të konfirmuar.
Numri i testeve të kryera është 7560.
Për më tepër, Zyra Federale raporton numrin e njerëzve që janë futur në karantinë të mërkurën . Aktualisht, gjithsej 1331 persona janë në izolim, dhe 4446 kontakte janë në karantinë.
Numri i njerëzve shtesë që janë futur në karantinë pas hyrjes në Zvicër nga një zonë rreziku është 18.244.