Man Utd u detyrua të paguante nëntë mln funte, vetëm e vetëm për ta larguar Sanchezin

Manchester United ka paguar nëntë milionë funte vetëm e vetëm që Alexis Sanchez të largohet në drejtim të Interit, raportojnë mediet në Angli.

Sport

07/08/2020 11:50

‘Djajtë e Kuq’ janë detyruar të paguajnë atë shumë jo të vogël, në mënyrë që të shpëtojnë nga paga e tij e madhe prej 505 mijë funtesh në javë.

Sanchez së fundi ka kompletuar transferimin tek Inter, si lojtar i lirë.

Kiliani sezonin e fundit ishte pjesë e Inter, si lojtar i huazuar, ku ndihmoi Zikaltërit të kapin vendin e dytë në Serie A./Lajmi.ent/