Garcia afër kalimit te Barcelona – ja sa kërkon Man City
Eric Garcia pritet të jetë përforcimi i Barcelonës.
Sport
Qendërmbrojtësi spanjoll, Eric Garcia ka refuzuar që të vazhdojë kontratën e tij me Manchester City.
Lojtari kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe duket se edhe ai vet preferon kalimin atje, pasi ka lidhje të fortë me klubin në akademinë e të cilit u rrit.
Sipas raportimeve nga Britania e Madhe, Manchester City duan 20 milionë funte për lojtarin, transmeton lajmi.net.
Këto 20 milionë funte duhet të përforcohen më pas me 10 milionë të tjera që do të vijnë si bonuse.
Mbetet të shihet nëse katalanët do të arrijnë ta paguajnë këtë çmim për mbrojtësin. /Lajmi.net/