Lazio shumë afër transferimit të David Silva

David Silva po afrohet gjithnjë e më shumë me David Silvan.

Sport

06/08/2020 20:28

Mesfushori spanjoll, Silva, do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, pas një aventure 10 vjeçare me ta.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Silva është afër të transferohet te skuadra e Lazio, transmeton lajmi.net.

Thuhet se lojtari preferon një aventurë në Itali, edhe pse emri i tij është lidhur me MLS.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos David Silva në fund lidhur me të ardhmen e tij. /Lajmi.net/